Fran Ukcama
Një, Dashnia, Pika E Lotit
Gjithë sa pamë, gjithë sa shijuam,
Gjithë sa jetën e jetuam,
Gjithë dashni e papreruem,
Nuk gjën fjalë për të përshkruar,
Nuk del kohë për ta peshuar,
Nuk më del vetja I plaguar.
Krejt çka kishim, shpirti, zjarri
Krejt çka rrugës solli fati,
Krejt i mbollëm brenda shtati..
Tash si dy pelikaj zbardhun,
Tash mbi shelg në qiell të hapun,
Tash udhe masim për parajsën..
Mbyllun burgut err e terr,
Mbylluun jetës si në ferr,
Mbyllun si violinë pa tel..
Vetmia na ra n` pleqni,
Vetmia si shkambi I zi,
Vetmi muri, unë edhe ti..
I flas murit gjegjë nuk jep,
I flas jetës mbetun në cep,
I flas shpirtit, n` prag e s` del.
Bardhë e rrudhë, mbet rini,
Bardhë dhe andërra që kam në gji,
Bardhë mbet mollë- nji dashuni!
Njëmijë zana, një mijë orë,
Njëmijë flutuna dashurore
Njëmijë shkruar në fletore..
Një mbet tek votra e trollit,
Një dje e në ditë të sotit,
Një, dashni si pika e lotit..
Gjithë sa jetën e jetuam,
Gjithë dashni e papreruem,
Nuk gjën fjalë për të përshkruar,
Nuk del kohë për ta peshuar,
Nuk më del vetja I plaguar.
Krejt çka kishim, shpirti, zjarri
Krejt çka rrugës solli fati,
Krejt i mbollëm brenda shtati..
Tash si dy pelikaj zbardhun,
Tash mbi shelg në qiell të hapun,
Tash udhe masim për parajsën..
Mbyllun burgut err e terr,
Mbylluun jetës si në ferr,
Mbyllun si violinë pa tel..
Vetmia na ra n` pleqni,
Vetmia si shkambi I zi,
Vetmi muri, unë edhe ti..
I flas murit gjegjë nuk jep,
I flas jetës mbetun në cep,
I flas shpirtit, n` prag e s` del.
Bardhë e rrudhë, mbet rini,
Bardhë dhe andërra që kam në gji,
Bardhë mbet mollë- nji dashuni!
Njëmijë zana, një mijë orë,
Njëmijë flutuna dashurore
Njëmijë shkruar në fletore..
Një mbet tek votra e trollit,
Një dje e në ditë të sotit,
Një, dashni si pika e lotit..
Më shumë nga Fran Ukcama
- Kjo Nuk Është Luftë
- Sa Jeni Rritur Dhe S'me Keni Harruar
- Kur Ëndërroja Poetin...
- Zoti Kryeminister...
- O Të Pa Kenduemit E Shekullit
- Himni I Mosmirënjohjes
- Ban Kuvend Fishta Me Nolin
- Gjahtari I Muzgjeve
- Heronjtë E Epokave Ne Muzeun E Muzave
- Heroine E Vertete Që Kam Njohur Në Jetë
- Udhënjohja
- A E Ke Marrë Gurin E Trollit
Komente 0