Fran Ukcama
O Të Pa Kenduemit E Shekullit
Kur po më dalin në ngujime koronovirusi,
Viruset e mjerimit shoqërpr, politikanë, kokoroshët.
Me biblioteka pas shpine, si gomert me shalë,
Fort më i kënduar gomari i Maliq Torres poetit mokërar..
Se magari i poetit don s` don dëgjon vargje,
Poema në ngjitje e zbritje zabelesh,
Po dhe simfonitë e bilbilave monopateve,
I ndjen, prandaj tund veshët e medhenj në endje..
O të pakenduemit e shekullit 21,
më analfabetët që ka njohur shteti mbi njëqind mote histori,
mos i torturoni librat mbërthye në tela,
si patlixhana e kastraveca, në tinar- turshi..
Demek jeni të liçuar, të ditur,
Mjafton t`u dëgjojmë ligjerimet bajate, me njëqind fjalë,
Bastard të gjuhës, të shkrueme, të kendueme,
Ç` do thonin, Fishta, Noli, Lugji, Frashellinjtë po t` ngrihen nga varri!!

Më shumë nga Fran Ukcama
- Himni I Mosmirënjohjes
- Ban Kuvend Fishta Me Nolin
- Gjahtari I Muzgjeve
- Heronjtë E Epokave Ne Muzeun E Muzave
- Heroine E Vertete Që Kam Njohur Në Jetë
- Udhënjohja
- Zoti Kryeminister...
- Kur Ëndërroja Poetin...
- Sa Jeni Rritur Dhe S'me Keni Harruar
- Kjo Nuk Është Luftë
- Një, Dashnia, Pika E Lotit
- A E Ke Marrë Gurin E Trollit
Komente 0