>
LETERSISHQIP

Gjahtari I Muzgjeve

Vetë muzg,
Muzg dhe karroca,
Sajuar një biçikletë me tre rrota,
Gjahtari I muzgjeve,
Sterrë dhe rrobat,
Ti rend, rend kosh më kosh,
Mbledh kanaçe, shishe plastike,
Një qen thinjosh,
Pas të ngjitet,
I vetmi në këtë bot mik besnik,
Ma atë qan hallet, dertet,
Te qyteti i të shkretimeve,
Anë Gjanicës,
Stacionit të shelgjeve,
As virusi nuk të zë,
As dreqi,
Ku të kapin ty,
Te zhelet, ato u mbeten në dorë,
Ti rend qytetit,
në buzë të digjet një cigare,
shteti nuk të njeh,
as ti nuk din se ke shtet,
nga ballkoni të ndjek në gjuetinë tende,
një kaba, thes,
sa për një panine, një domate, një spec..
baraz me frymën e shpirtin,
Oh mjerimi i mjerë,
Medallion i zi në krahnuer të Fierit,
Ti bir i erës, shiut, diellit..