>
LETERSISHQIP
Fran Ukcama

Kur Ëndërroja Poetin...

Gjimnazist në Tropojë, si një zog krahvrarë,
Recitoja poezi, ëndërroja kujt t`i ngjajë,
Pushkin të bëhesha, oh nalt, sa nalt,
Migjenin dashuroja, vargu më kthehej në vajë..

Mjeden recitoja, sikur ishte nga anët e mia,
Lagushin s` mejtoja, ta kap nuk arrija,
Naimin, oh, ai më i madhi kombëtar,
Çajupi i ambël, nuk gjeja karar..

O sa mbramje dimnore i shkriva me Bajronin,
Jeronim De Raden e qava për cironkën,
U ndala te Gavril Dara, veç për Nik Petën,
Oh Bija e Lales, gjithë ma shndriti jetën..

Kam lexu Hugoin, me pas Sander Petef,
Omer Kahjami, ngjeshur shpirtit mbet,
Po Dante Aliger, as me shkonte në mend,
Eh, gjigandet e epokave, une nje kalama..

Ecja të perpjetes Koit pë Kolgecaj,
Librat nën sqetull, nuk i praja vjershat,
Drtiero, të behem, kurrë s`mejtova,
Eh ku unë femijë katundi, ku Ai mbuloja..

Ismai Kadare, i pa arritshëm, gjithëkund,
Mark Gurakuqin, vargun kishte plumb.
Llazar Siliqi, poemen e mesuesit,
Peremedesh e dija, pasioni i fundit..

Kam dashtë shum shejt Ndoc Gjetja,
u gjet ari, fshehë në murriz,
jetësori, fjalë urti i madhi,
renda ta marr pak shtalb prej tij..

Thashë ta nis më thjeshtë, letersi femijë,
Ndiqja me kureshtje, Odise Grillo,
Pelqeja embelsine e Adelina Mamaqit,
Pitet nuk arrija, deri te copa e kulaçit..

Më vjen për të qeshur, me anderra në erë,
Këta që permenda, s`i zuna asnjeherë,
Mbeti shpresa ndezun, gaca në hi fshehun,
Se shumti u luta, ta gjej shpesh Migjenin..

Kur isha gjimnazist, mbi bjeshkët e Epra,
Doli një bilbil me emrin Ndoc Papleka,
Prej anve të mia, i Nikaj – Mertur,
Ah luante me figurat, nuk ia kapa kurrë..

U thëm sinqerisht, e njoha qysh fëmijë,
Dashuroja fjalën, të bëhesha si Ai,
Jo nuk arrita, e naltë ishte fama,
Thjeshtë blojes ne mokrren time mbeta pra Fran Ukcama!!