>
LETERSISHQIP
Fran Ukcama

Ban Kuvend Fishta Me Nolin

Ban kuvend Fishta me Nolin:
-Imzot kujt ia kem lanë trollin!
- At` e din, ikëm me vete s`e morëm,
pas lamë banditin dhe horrin..

-At` e ke ndjek seancë kuvendi,
si flasin kur po u vjen rendi..
- Po more, mirë boll, pellasin,
Gomari me Baba Tasin..

-Orator, imzot Noli,
burra të squt sot ka Kombi...
- Po dallkauk, si torrokopi,
hajdutë, soj- sorollopi..!

-At` në kohën tonë drejtonte truri,
tash, kallashi, edhe huri..
-Po imzot, prijesit sot, kamishin kallin,
ditën t` qajnë, natën të vrasin..!

- Imzot Nol, ne s` kishim vila,
salltanete, hotele, zyra..
- At` këta hajduta, këta vampira,
rjepin popullin, s`u skuqet fytyra..

- Medet, o At Fishta a m` thue,
si bre zoti me i durue..
- Imzot, kjo farëdreqi, e ngatrrue,
edhe Zotin ka korruptue..!!

- Imzot kur t` perzuni Zogu,
çka more, n` kuverte vaporri..
-Oh mora Betthonin dhe fyellin,
naten, yjet edhe qiellin..

-Po ti At` a më kallxon drejtë,
çka more ditën që ke dekë..
- Nder` i lash boll Shqypnisë,
me vete më dhanë"Lahuten e Malcisë"!