Fran Ukcama
Himni I Mosmirënjohjes
Ti i shpënguar koceptesh, interesash,
Intrigash, shtrojerë politike,
Ti shkruan aty ku mendon e mundë,
Se ka heronj, të thjeshtë, jo biblike..
Ti shtrydh shpirtin, si shtrydhet hoji i mjaltit,
E fal pa kursim dashuni, fisnikëri,
Por në udhën krijuese kanë lulëzu mosmirnjohjet,
Tash këtyre u thur himne..
Mosmirënjohës, o heronj të ditës,
Ju gaforre shoqërore e politike,
Ma ndrisni udhën me shpirtzinë vezullimes,
Dhe neperkat udhetojnë në autostradat e yjeve..
Sa më shumë vemje të këtilla në prozhmet letrare,
Ma mirë se pasurohet muzeu i maskarenjëve,
Lirishtat më duken më të hijeshme, shlirue fare
Pa dyfytyresitë, medikorre, ciklopike..
Ti shkruan, se ta therret frymën muza e ndezur,
Prushi i shpirtit në oxhakun e kallun vetiak,
E nuk mendon pse dalin në prita tëpafejtë,
Picrrakët e pas shiut, nuk ndalin as ritëm, as hap..
Shungullajë lugjesh e këthellash,
ku dirgjen ortigjet me rrgalle, nate e dite,
ti ndalesh nën mriza, flladitesh me një zanë një ujëvarë,
kershat që hahen me njeri- tjetrin, mos i përfill o shpirt..

Më shumë nga Fran Ukcama
- Ban Kuvend Fishta Me Nolin
- Gjahtari I Muzgjeve
- Heronjtë E Epokave Ne Muzeun E Muzave
- Heroine E Vertete Që Kam Njohur Në Jetë
- Udhënjohja
- O Të Pa Kenduemit E Shekullit
- Zoti Kryeminister...
- Kur Ëndërroja Poetin...
- Sa Jeni Rritur Dhe S'me Keni Harruar
- Kjo Nuk Është Luftë
- Një, Dashnia, Pika E Lotit
- A E Ke Marrë Gurin E Trollit
Komente 0