Fran Ukcama
Heronjtë E Epokave Ne Muzeun E Muzave
Gurtë e bardhë krahnorit n` Lum` te Merturit,
Kuajt e kreshnikve ndër epoka,
Ata legjendarët u ngjitën engjuj qiejve,
këta kuaj murosun, ngulmor te troja..
Lugjet e verdha ku fluturuan eposet,
Fletoret e arta të shpirtit tim,
Aty gjëj heronjtë, në rrasat e eperme
Emna, stema, hiroglife..
Vikas në hone, e më gjegjen shpirtna,
Heeej, ku je, ç`u bane moreee,
Janë thirrmat e brezave, ngjeshun mbi rrpina,
Vorret, nan mriza, qyteti i t`pavdekunve.
Hingellijnë kershat, dridhen luginat,
Bjeshkët shkundin krahët ngarkue me histori,
Merturasit enciklopeditë i lanë shpatinave,
Futem në anale, të gjëj shtegun e fisit.
Kendej çdo faqe guri, ballinë ahu,
Ka shkronja, shenja, të parët na lanë kujtime
këtu asht arkivuar gjendja civile,
kthehuni fistar, merrni vertetimet..
Themelet e gurta mbi thepa,
Rranjtë e kullave murosun nga kuajt epik,
Këta kersha ciklopet i thermuen me briena,
Heronjtë e epokave, parakreshnik..

Më shumë nga Fran Ukcama
Komente 0