Hamit Taka
Ashtin Si Filiz Do Ta Mbjell
Mëngjesi i vrenjtur, krejt i acartë,
Udhëkryqi tej i heshtur qëndron.
Dhe unë i vetëm te ballkoni lart:
As lëvizje as shokë as miq nuk shikoj;
Nga re virusesh e sulmuar është jeta
Varrtari te këmbët arkivolin ma sjell,
E dini se plagët e mia janë të shenjta,
Po ashtin tim si filliz do ta mbjell…
Në këtë dimër të gjatë e të egër
Shëtit rrugëve një demon i zi,
Po ju zjarrtarë mbajeni zjarrin ndezur,
Zjarrin mos e shuani kurrësesi…
Mbajeni zjarrin ndezur për ëndrrat,
Jo me shkarpat e ëndrrës së çveshur,
Në pyllin e ndjenjave dhe të këngës
Digjni shkurret e trëndafilit të egër;
Mos u trembni nga fjalët kuturu,
S’mbetet grumbull eshtrash dashuria,
Që niset e ndalet pa ditur se ku,
Po varr nuk hap për ndjenjat e mia!
Midis dy fjalëve sot endet jeta jonë:
Dashuri e dhimbje e vogëlushit të etur,
Për mos t’ia thyer këngën e lojën balonë,
Të nesmen e fatin për t’ia tretur…
Zjarrtarë, mbajeni ju zjarrin ndezur
Endërrat dhe këngët nuk kanë shterim
Fatin vetë e kemi në duar e zemër
Se pylli i ndjenjave nuk ka mbarim;
Nga re virusesh e sulmuar është jeta
Varrtari te këmbët arkivolin ma sjell,
E dini se plagët e mia janë të shenjta,
Po ashtin tim si filliz do ta mbjell…
Udhëkryqi tej i heshtur qëndron.
Dhe unë i vetëm te ballkoni lart:
As lëvizje as shokë as miq nuk shikoj;
Nga re virusesh e sulmuar është jeta
Varrtari te këmbët arkivolin ma sjell,
E dini se plagët e mia janë të shenjta,
Po ashtin tim si filliz do ta mbjell…
Në këtë dimër të gjatë e të egër
Shëtit rrugëve një demon i zi,
Po ju zjarrtarë mbajeni zjarrin ndezur,
Zjarrin mos e shuani kurrësesi…
Mbajeni zjarrin ndezur për ëndrrat,
Jo me shkarpat e ëndrrës së çveshur,
Në pyllin e ndjenjave dhe të këngës
Digjni shkurret e trëndafilit të egër;
Mos u trembni nga fjalët kuturu,
S’mbetet grumbull eshtrash dashuria,
Që niset e ndalet pa ditur se ku,
Po varr nuk hap për ndjenjat e mia!
Midis dy fjalëve sot endet jeta jonë:
Dashuri e dhimbje e vogëlushit të etur,
Për mos t’ia thyer këngën e lojën balonë,
Të nesmen e fatin për t’ia tretur…
Zjarrtarë, mbajeni ju zjarrin ndezur
Endërrat dhe këngët nuk kanë shterim
Fatin vetë e kemi në duar e zemër
Se pylli i ndjenjave nuk ka mbarim;
Nga re virusesh e sulmuar është jeta
Varrtari te këmbët arkivolin ma sjell,
E dini se plagët e mia janë të shenjta,
Po ashtin tim si filliz do ta mbjell…
Komente 0