Hamit Taka
Ne Vendlindje
Ja edhe vendlindja ime,
Mal i çveshur perkarshi.
Ka çelur sfaka anembanë
Lileverdhat ngjyrëflori.
Çapitem udhës i përkulur,
Mbart kujtime si hamalli,
Kujtoj vajzën gërshetthurrur
Si zgjaste kokën tej te gardhi.
Ja shtëpia ku kam lindur
Dhe kopshti im i mbetur shkret.
Plep i moçëm është tharë
Si pena ime, si një asket.
Ja dhe porta me sofatin,
Ku rrinte mbrëmjeve babai
Dhe përshëndeste kalimtarët…
Dy pika lot mezi i mbaj.
Bëj ta hap portën e vjetër,
Po këmbët nuk më bëjnë të hyj,
Më çojnë drejt e te varrezat
Dhimbja ngricën të ma shkrijë.
Bie në gjunjë si mëkatari
Që i lutet Zotit për pak fat,
Se fati mua besimtarit
Më ka troshitur si xhelat.
Lëmoj mermerin me dy duart,
Duke shtrirë krahët si urë,
Trëndafilat u hepuan
Si hark i puthjeve dikur:
Te varr i nënë diç lëvizi,
Dëgjoj një zë të venitur:
Bir, sa më qënke tretur
Qënke thinjur e ronitur!
Babai i sertë si ngaherë
Vihet hapur në siklet:
"Malli është për në varreza,
Dashuri ka veç në jetë".
Çohem të iki i përlotur,
Duke hequr këmbët zvarrë,
Bar’ i butë si frymë e tokës
Më pëshpërit me zë të vrarë.
Sa i shtrenjtë ky skaj i botës,
Ku unë linda veç një herë
Dhe çdo hap më zgjon kujtime
Sa çelin lule në pranverë…
Mal i çveshur perkarshi.
Ka çelur sfaka anembanë
Lileverdhat ngjyrëflori.
Çapitem udhës i përkulur,
Mbart kujtime si hamalli,
Kujtoj vajzën gërshetthurrur
Si zgjaste kokën tej te gardhi.
Ja shtëpia ku kam lindur
Dhe kopshti im i mbetur shkret.
Plep i moçëm është tharë
Si pena ime, si një asket.
Ja dhe porta me sofatin,
Ku rrinte mbrëmjeve babai
Dhe përshëndeste kalimtarët…
Dy pika lot mezi i mbaj.
Bëj ta hap portën e vjetër,
Po këmbët nuk më bëjnë të hyj,
Më çojnë drejt e te varrezat
Dhimbja ngricën të ma shkrijë.
Bie në gjunjë si mëkatari
Që i lutet Zotit për pak fat,
Se fati mua besimtarit
Më ka troshitur si xhelat.
Lëmoj mermerin me dy duart,
Duke shtrirë krahët si urë,
Trëndafilat u hepuan
Si hark i puthjeve dikur:
Te varr i nënë diç lëvizi,
Dëgjoj një zë të venitur:
Bir, sa më qënke tretur
Qënke thinjur e ronitur!
Babai i sertë si ngaherë
Vihet hapur në siklet:
"Malli është për në varreza,
Dashuri ka veç në jetë".
Çohem të iki i përlotur,
Duke hequr këmbët zvarrë,
Bar’ i butë si frymë e tokës
Më pëshpërit me zë të vrarë.
Sa i shtrenjtë ky skaj i botës,
Ku unë linda veç një herë
Dhe çdo hap më zgjon kujtime
Sa çelin lule në pranverë…
Komente 0