>
LETERSISHQIP

Do Te Ngrej Ne Krah

Nga shtëpizë e vjetër
S’po ngroh më zjarr i nënës,
Mbi çatinë me rrasa
Përthyhet dritë e hënës,

Vjen e zbetë tek unë
Rezja në dritare
Vetmia, thotë zëmekur,
E treti nënën fare.

Pranë vatrës nëna
Kërruset e mërdhinë.
I nis mallin e thekur
Gëzof t’ia vesh shtëpinë;

Oh, puthmë, moj nëna ime,
Në ëndërr dhe në gjumë,
Në gushë e faqe puthja-
Dallgë e bardhë shkumë;

Ke parë, ti, luzma bletësh
Mbledhur degës në pyll,
Ashtu i ndjej unë netësh
Sytë kur i mbyll;

Ah, moj nënë, nënë!
Së shpejti mbërri atje
Do të ngre në krahë
Si era grurin ngre!