Hamit Taka
Mëngjes
Nga kodrat fryn flladet e pastër
Si gjokse vajzash grunjrat përkunden,
Një këngë zogu në qiell të kaltër
E ndjek me sy, me zë nuk mundem;
Në perëndim shikon ai hënën
Si fole bari, krejt e qetë;
Më me zjarr e këndon këngën
Përshëndet miken e vet;
Në mëngjes, po jo për ditën,
Mbi trëndafil, por jo për erën;
Zogu këndon vetëm për miken
Për rininë e për pranverën;
Ç’më kujtohet sot rinia
I këndoja vashës në delir,
E pa prekur zemra nga zilia
Ishte posi zog i lirë;
Si gjokse vajzash grunjrat përkunden,
Një këngë zogu në qiell të kaltër
E ndjek me sy, me zë nuk mundem;
Në perëndim shikon ai hënën
Si fole bari, krejt e qetë;
Më me zjarr e këndon këngën
Përshëndet miken e vet;
Në mëngjes, po jo për ditën,
Mbi trëndafil, por jo për erën;
Zogu këndon vetëm për miken
Për rininë e për pranverën;
Ç’më kujtohet sot rinia
I këndoja vashës në delir,
E pa prekur zemra nga zilia
Ishte posi zog i lirë;
Komente 0