Kaltrinë Uka
Mirëmrama Mitrovicë
Sante ndiej qi jam thye keq.
Për dreq, thye keq jam.
Dhe m’vjen m’menje Mitrovicë
ndihem si ti e ndame në dysh.
Jam mes andrrës e shpresës
dhe lumë dhimbjesh qi rrjedh’ n’mes
me nji buzëqeshje t’zbehun ngrys ditën
e natës hapen shtigjet për nji valë lotësh.
Unë e ti kena dhimbjen e njajtë
të ndame në dysh të dyja jemi
andaj t’rrijmë bashkë santé, Mitrovicë
përqafuem t’i ngushllojmë gjysmat.
Për dreq, thye keq jam.
Dhe m’vjen m’menje Mitrovicë
ndihem si ti e ndame në dysh.
Jam mes andrrës e shpresës
dhe lumë dhimbjesh qi rrjedh’ n’mes
me nji buzëqeshje t’zbehun ngrys ditën
e natës hapen shtigjet për nji valë lotësh.
Unë e ti kena dhimbjen e njajtë
të ndame në dysh të dyja jemi
andaj t’rrijmë bashkë santé, Mitrovicë
përqafuem t’i ngushllojmë gjysmat.
Komente 0