Liridona Shehu
Grua
Ti ec
S’ka me mund me ta pre udhën
As i forti e as i ligu.
Ti ec
Me kokën lart e hapat n’tokë
Kanë me i thy hun’t tuj t’pa
Mos u kthe anash
Ndiq ardhmërinë.
Ti ec
Siç ece kur një botë mbajte mbi supe
Ec, ec, ec
Ec siç ece kur more plot plagë
Ec edhe nesër
Acari s’e akullnosë pjellën e vet.
Vrapo, kap yjet me dorë
Puthi me afsh, pastaj leri të lirë
Yllneshë moj.
Ti ec, me grimca triumfi në duar
Kurora je, bjeshka je, oj grua.
Ec, kap kohën, kah fatin
Ruaji në gji, tuat janë.
Ti ec, merr pak dashni me vete,
pak buzëqeshje, pak lot
Jo veç sa për t’u mbajtur n’mend.
Merr dhe ca shpirta me vete
Ca mendje t’ndrituna merr
Pastaj ec,
Ec paqësisht, betejëfituese.
Ec, ec, veç ec
Rruga jote âsht e pafund
Gjithçka që fillon, mbaron për të filluar.
Ti ec
Kështu të njoha, s’të shoh dot ndryshe.
Mos u ndal!
Ec!
O bjeshkë që s’tundesh prej stuhive.
S’ka me mund me ta pre udhën
As i forti e as i ligu.
Ti ec
Me kokën lart e hapat n’tokë
Kanë me i thy hun’t tuj t’pa
Mos u kthe anash
Ndiq ardhmërinë.
Ti ec
Siç ece kur një botë mbajte mbi supe
Ec, ec, ec
Ec siç ece kur more plot plagë
Ec edhe nesër
Acari s’e akullnosë pjellën e vet.
Vrapo, kap yjet me dorë
Puthi me afsh, pastaj leri të lirë
Yllneshë moj.
Ti ec, me grimca triumfi në duar
Kurora je, bjeshka je, oj grua.
Ec, kap kohën, kah fatin
Ruaji në gji, tuat janë.
Ti ec, merr pak dashni me vete,
pak buzëqeshje, pak lot
Jo veç sa për t’u mbajtur n’mend.
Merr dhe ca shpirta me vete
Ca mendje t’ndrituna merr
Pastaj ec,
Ec paqësisht, betejëfituese.
Ec, ec, veç ec
Rruga jote âsht e pafund
Gjithçka që fillon, mbaron për të filluar.
Ti ec
Kështu të njoha, s’të shoh dot ndryshe.
Mos u ndal!
Ec!
O bjeshkë që s’tundesh prej stuhive.
Më shumë nga Liridona Shehu
- Sa Herë E Hëngrëm Lirinë Me Lot
- Esëll N’udhë T’dashnisë
- Kënga E Fundit
- Pasaportë Shpirti
- Iliri, Tokë E Bekuar
- Ekuacion I Pazgjidhur
- Në Kopshtin E Lulekuqeve
- Alfabet Zemre
- Në Rreshta Të Poezisë
- Gurët E Kalasë Më Flisnin
- Ata Nuk Erdhën
- Një Perde E Hekurt
- Në Sofër Miqësh
- Liri - Dona
- Në Vend Të Librit
- Një Mbrëmje Në Prishtinë
Komente 0