Liridona Shehu
Liri - Dona
Që kur u vetëdijesova po të kërkoj, Liri,
Dua të përvetësoj ilimunizmin,
Realiteti, sa i ëmbël e i hidhur për mua,
Ideali m’kërkon emrin e lindjes!
Dështim, kambanë klithmash...!
O sot, o nesër, lirinë do ta mabj në duar!
Ndoshta, kërkoj shumë nga kjo fjalë e shenjtë,
Që kam lindur me të, bashkë me ninullat n’djep!
Eh sa netë i kalova pa gjumë,
Here-herë u zgjova somnanbul,
Edhe fjetur edhe zgjuar kërkova Liri,
Pa pasur frikë as nga njeriu, as nga Zoti!
Dua ta zgjoj heshtjen e mendjes,
Baladë do të këndoj me zë shpirti,
Dhe e vdekur, n’qafë do var si relikte fjalën Liri!
Ujem ndoshta po bëhem, por Lirinë e meritoj!
Mos ma merrni, ma jepni ta shijoj!

Më shumë nga Liridona Shehu
Komente 0