>
LETERSISHQIP
Liridona Shehu

Pasaportë Shpirti

Më dehë kjo kohë e artë, më nxehë
Në tela kitare drithëron zemra
Pasaportë ujvarash në burim ndjenjash
Shetis, dremis ku ma ka ënda,
Çdo cep, çdo pjesë, çdo lakesë pa gjemba.
Në këngë zogjësh përthyhet shpirti,
Në aeroport yjesh parakaloj furishëm
Te stacioni i ëndrrave mrizoj magjishëm,
Të shuaj etjen në aromë filizi
Strehë kam një yll me kurorë mbreti
Jetoj-udhëtoj me pasaportë shpirti!