>
LETERSISHQIP
Liridona Shehu

Në Rreshta Të Poezisë

Dua të flas, por ma vrasin fjalën,
Po edhe sikur somnanbul të zgjohem,
Më akuzojnë.
Sekret t’u tregoj, nuk guxoj
Më përgënjeshtrojnë...
Ta fsheh në skutat e zemrës,
Di, por nuk dua,
Se mos ndoshta shpirti më mban inat,
Pastaj poezia syrin ma shtrembëron...
Sikur t’i vesh qenies sime fustan dashurie?!
Oh, më zhveshin,
Më bëjnë copë-copë...
Të arratisem në ujëvaren e lumturisë,
Më gjejnë edhe atje,
Ma burgosin kënaqësinë...
Ehh, sikur të lundroja në oqeanin e përjetësisë...
Jo!
Fundin afër do e kem,
Ia ndalin rrjedhën ujit,
I thurin një gardh të madh.
Me krah dallëndysheje të fluturoja kaltërsisë qiellore
Re të murrme më shfaqen
Më verbojnë pasionin…
Çelësi i dashurisë sime është poezia,
Nëpër rreshta gjej prehje shpirtërore,
Vargjet më ndjellin dritë
Më japin gjallëri, shpirt, jetë, ëmbëlsi.
Me ngjyrat e dashurisë pikturoj në poezi!