>
LETERSISHQIP
Liridona Shehu

Në Kopshtin E Lulekuqeve

’’Dikush ndoshta më troket në derë nga dëshira
për t’më parë,
e dikush nga dhimbja,
por më mirë sikur të mos i ndajë’’
—fjalët e bacë Rifatit po i citoj!


Trembëdhjetë vite më pare
Qarqafët e kuq kishin mbuluar kopshtin
Në sofër derdhej baruti i shpirtzinjëve,
Nuk mbetën duar për të gatuar bukën,
Qumështi ishte shterruar
Fëmijët ushqeheshin me ato copëza baruti!

Eshtrat klithnin, gjëmonin plumbat,
Liqeni igjakut doli nga shtrati,
I myku koha buzëqeshjet e luleve
Gjarprinjtë përdridhnin mishrat e heronjëve të pafajsisë!

Një plumb, një tjetër dhe një tjetër…
Shifrat ngritëshin në pafundësi…
Kullat e Jasharajve qendresë gurore
Shpirti i tyre bulëzim në liri!

Kthetrat e diellit mbërthyen Prekazin
Nën hijen e qiellit notonte gjaku,
Malet u veshën me pëlhurë të errët,
U përmbytën fushat në gojë të liqenit të kuq!

Historia më mori për dore atë mbrëmje verore
Pas kaq vitesh dhimbje e nderi
Ballë për ballë me bacë Rifatin
Në kopshtin e lulekuqeve krenaria gjerdan më mbeti!

M’u drithërua trupi, shpirti m’u dobësua
Guximi, nderi, trimëria e zotësia e Jasharajve
Portave të zemrës rrëmbyeshëm m’u prangua!!
Korrik 2011