>
LETERSISHQIP
Liridona Shehu

Gurët E Kalasë Më Flisnin

U struka në botën e guackës së vjetër
Dikur, imagjinata gjurmonte historinë,
Tiktaket e hapave modernë
Shpirtërisht u binjakëzuan
Me kalldrëmin e rrugëve të moqme!

Më thanë se fluturoja me krah shqiponje
Unë, nuk e kuptoj dot,
Athua e tëra aty isha
Apo në një tjetër botë?

Me gishtërinjë të dridhur
Ledhatoja gurët e kalasë
Në temperaturë të lartë gjaku më vlonte
Drithërima trupi në çdo hap
Syrit tim të uritur
I vesha kulturën e lartë.

Në çdo gurë që shkelja,
Në çdo bimë që nuhasja
Me ëndje lexoja nga një histori
Rozafa kryelartë engjëllore
Më vështronte me krenari!

Mbretreshë Teutën kërkova,
Me sy nuk e pashë,
Në zemër e ndjeva,
Në afërsi…..


Gurët arkaik më folën me shumë dashuri
Çuditërisht, një zë i ëmbël më përshpëriti
‘’Në mbretërinë tonë, Teuta sot je Ti’’

Ahh, …sa mrekulli

Perlë e vjetër ilire,
Pasuri e artë e tokës sonë,
Madhështia e Kalasë së Rozafës
Fiksim shpirti e syri përgjithmonë!

Gjuhën e gurëve në Shkodër mësova
Vetvetes ia kam shumë zili
Tek flisja miqësisht me gurët e kalasë
Rozafë, desha të flijohem përse