Lumo Kolleshi
Mos Me Tutje!
Për ditë e më tepër,
I ngatërruar lëmshi i botës,
Ky lëmsh i mbushur me komba,
I ngënë nga mola,
Nuk më jep pak fill,
Një triko t’i thurr shpresës për dimër,
Një palë çorape të bëj për shpirtin e ngrirë.
Dhe ti, ende ke kurajë të më thuash
Fjalët e thëna këtu dhe epoka më parë,
Se kjo botë qenka ndërtuar përsëmbari.
Dhe ti, ende ke kurajë të më thuash
Sa shumë i duan kafshët në Evropë dhe Amerikë.
Dhe ti ende ke kurajë të më thuash
Se humanizmi është tipari i kohës sonë.
Dhe ti, ende ke kurajë të më thuash
Se racizmi u zhduk me rënien e kolonive…
Mos më tutje, të them!
Jam me shirit të zi për gjuetinë e fundit,
Njeriu po zhduk njeriun.
I ngatërruar lëmshi i botës,
Ky lëmsh i mbushur me komba,
I ngënë nga mola,
Nuk më jep pak fill,
Një triko t’i thurr shpresës për dimër,
Një palë çorape të bëj për shpirtin e ngrirë.
Dhe ti, ende ke kurajë të më thuash
Fjalët e thëna këtu dhe epoka më parë,
Se kjo botë qenka ndërtuar përsëmbari.
Dhe ti, ende ke kurajë të më thuash
Sa shumë i duan kafshët në Evropë dhe Amerikë.
Dhe ti ende ke kurajë të më thuash
Se humanizmi është tipari i kohës sonë.
Dhe ti, ende ke kurajë të më thuash
Se racizmi u zhduk me rënien e kolonive…
Mos më tutje, të them!
Jam me shirit të zi për gjuetinë e fundit,
Njeriu po zhduk njeriun.
Komente 0