Lumo Kolleshi
Pizhamet E Nënës
Ma dha lejen dimri më në fund,
T’i laj e t’i palos rrobat e tij të rënda.
Syri kërkon dhe aty ku drita qan e humb,
Ja dhe pizhamet që në spital i mbajti nëna.
Vite e vite plot shkuar kanë aty,
Në garderobë nuk i ndaj prej rrobave të mia.
Një lot i valtë më rrotullohet nëpër sy
Tek centrifugën bën lavanteria.
Një zë nga humbëtira vjen tek unë,
Më shkul nga vendi e më quan të marrë.
Pajtim me këtë zë nuk do kem kurrë,
Prapë do t’i laj.Nëna është gjallë.
Do t’i palos pastaj me kujdes biri,
Prapë do t’i vë me rrobat e mia pastaj,
Të këpus dhe ca gonxhe trëndafili,
Siç bënte nëna ime në çdo maj.
T’i laj e t’i palos rrobat e tij të rënda.
Syri kërkon dhe aty ku drita qan e humb,
Ja dhe pizhamet që në spital i mbajti nëna.
Vite e vite plot shkuar kanë aty,
Në garderobë nuk i ndaj prej rrobave të mia.
Një lot i valtë më rrotullohet nëpër sy
Tek centrifugën bën lavanteria.
Një zë nga humbëtira vjen tek unë,
Më shkul nga vendi e më quan të marrë.
Pajtim me këtë zë nuk do kem kurrë,
Prapë do t’i laj.Nëna është gjallë.
Do t’i palos pastaj me kujdes biri,
Prapë do t’i vë me rrobat e mia pastaj,
Të këpus dhe ca gonxhe trëndafili,
Siç bënte nëna ime në çdo maj.
Komente 0