>
LETERSISHQIP
Lumo Kolleshi

Unë Dikur Dhe Vaksinat

Fëmijë dikur isha,
Një fëmijë në fshat.
Bëheshin vaksinat,
Mesa mbaj mend, , për fruth,
Unë, hipur si një ketër në lofatë.

I fshehur aq bukur,
E shija ndihmësmjekun,
Në mendjen time flutur,
Lastarët nuk I rriste,
Lofata jo dhe jo,
Por as edhe një pjergull.

Vinte I shkreti dhe ikte,
Me një çantë në dorë,
Por mendja ime shpikte
Për botën veç gogolë.

Mësuar kështu ishim,
Si të bënim ndryshe?
Nga frika, një qiell kishim
Ne dhe dallëndyshet.

Kujtoj sot atë kohë,
Të brishtën, fëmijërinë,
Sa lodhje ndihmësmjeku
E kish për një vaksinë.

U kapa edhe unë
Si një mi në çark,
Krahun e majtë ma zunë,
Vaksina m’u hap si jë mullagë.

Dhe iku, buzëqeshi,
Kiço ndihmësmjeku, *
Lofata nuk më deshi,
Po fruthi nuk më preku.

• Për nder të ndihmësmjekut te fshatit Mërtinj, Kiço Jonuzit