Miltiadh Davidhi
Balona Dhe Ketri
Një balonë tabake,
e lidhur me fill pe,
ia nisi të premtojë
në erë e nëpër re:
– Gomarë të papunë,
të mbetur pa kullotë,
do t’ju punësoj unë
këtu, jo nëpër botë!
Dhe ju, qen të uritur,
të mpakur nëpër vite,
do t’jua dhuroj Hënën,
ta hani si simite!
O kuaj të bekuar,
që etje keni shumë,
për ju unë pa vonuar
do të ndërtoj një lumë!
Seç tundi bishtin Ketri:
– Premtimet boshe lëri!
Je veç një balonë letre,
e lidhur në fill peri…
e lidhur me fill pe,
ia nisi të premtojë
në erë e nëpër re:
– Gomarë të papunë,
të mbetur pa kullotë,
do t’ju punësoj unë
këtu, jo nëpër botë!
Dhe ju, qen të uritur,
të mpakur nëpër vite,
do t’jua dhuroj Hënën,
ta hani si simite!
O kuaj të bekuar,
që etje keni shumë,
për ju unë pa vonuar
do të ndërtoj një lumë!
Seç tundi bishtin Ketri:
– Premtimet boshe lëri!
Je veç një balonë letre,
e lidhur në fill peri…
Më shumë nga Miltiadh Davidhi
Komente 0