Miltiadh Davidhi
Syri I Burgosur
Ndërsa një polic i hiqte prangat nga duart, tjetri tërhoqi një lloz të lyer me bojë të zezë që kishte nisur të ndryshkej, dhe kur dera u hap e shtynë me forcë të futej në një dhomë paraburgimi.Sytë i ishin errësuar, ndaj me vështirësi mundi të dallonte se si ata që ishin brënda pa ndonjë komandë kishin marrë formën e një vetulle rreth tij, dhe ai, mbeshtetur te cepi i dhomës ishte në vëndin ku do të qëndronte syri.Një sy, që ata i shikonte si nëpër mjegull, i cili priste të plaste nga çasti në çast e të shpërthente në mijëra copa duke humbur pa nam e nishan.Nuk thonë kot më mirë të dalë syri se sa të dalë nami.Dhe atë e kishin turpëruar e kishin futur në burg.
-Po ç’kam bërë që më arrestuan xhanëm, -mendoi, -dhe me vështirësi po mbushej me frymë.Dhoma i dukej shumë e vogël e pa ajër.I ngjante se do të vdiste shumë shpejt.Sikur i kishin vënë thonjtë në fyt dhe po e mbysnin.Ktheu kokën nga dera si të donte të dilte e të shpëtonte, por atë e kishin mbyllur nga jashtë me lloz e me kyç e ruhej nga policë të armatosur.Duke iu shpërndar mjegulla prej syve mundi të dallonte një dritare të vogël që me vështirësi do të nxinte një kokë njeriu.Dëshironte të ngrihej, të vinte atje, të thithte pak ajër se po plaste.Po nga harku i të burgosurve që po rrinin të heshtur dëgjoi një zë të ngrohtë bashkëvuajtësi, i cili duke i vënë dorën në sup u mundua ta qetësonte.
-Xhaxha, mos u mërzit, e dimë se ç’po ngjet me ty tani, se të gjithë e kemi kaluar këtë çast që po kalon ti.Rri i qetë dhe mundohu të mbushesh me frymë se e ke nga tronditja.Mos u shqetëso do të kalojë.Por, të sapo burgosurit po i binin djersë të ftohta.Eh, sa do donte që të dilte nga kjo dhomëz ferri e ta linin të flinte në koridor pranë derës së burgut.Po dera ishte mbyllur si qepallë e pamëshirë dhe ai ishte një sy i burgosur.Mbas rënies së djersëve, sikur filloi të mbushej më mirë me frymë dhe t’i dallonte më qartë ata që qëndronin rreth tij.I dhanë një batanije të palosur që të rrinte më rehat në të dhe të mos e vrisnin dërrasat e kalbura të dhomës që kundërmonte erë të rëndë djersë dhe urine.Më tej dalloi bidonat e mbushura me urinë që prisnin t’i derdhnin kur të dilnin për në banjë.I numëroi me sy ishin dhjetë vetë.Ai që kish folur më parë, një djalë me tipare të rregullta e flokë të gjata e që hiqej si komandanti i tyre, nisi t’i prezantonte me radhë të gjithë e në fund dhe veten e tij.Por, i sapo burgosuri ende nuk qe qetësuar dhe asgjë s’fiksoi në mëndje.Pastaj i njëjti zë e pyeti përsëri:
-Po ti, xhaxha, çfare ke bërë që të futën në burg?!Ndërsa atij, si t’i kishin kujtuar atë që kishte nisur të harronte mendoi:
-Vallë përse më arrestuan?Përse jam këtu me këta kriminelë, hajdutë, trafikantë droge e përdhunues femrash?Unë gjithë jetën kam qënë një njëri i nderuar.Vetëm mirë kam bërë në këtë botë.Kam shpëtuar të tjerët nga burgu, tani më futën mua.Dikush e kishte kapur lehtë nga supi dhe po e tundte.
-Xhaxha mblidhe veten.Pse të futën në burg?
-Se di, -u përgjigj i menduar dhe vriste mëndjen të kujtonte ndonjë hollësi.Por asgjë nuk i vinte në mëndje.Pastaj bëlbezoi si ndër ethe nervash që kishin nisur t’i shponin gjithë trupin.
-Më kanë akuzuar për vrasjen e motrës sime.Ç’paradoks!Ajo dashuroi një njëri që ne nuk e donim.Ai ishte një dembel, një pijanec dhe ne kishim frikë se e merrte për ta shitur.Ç’farë s’po dëgjojmë e s’po na shohin sytë.I xhirojnë me kamera nëpër rrugët e përlyera të botës me minifundë si çingitë e kohës së Zogut.Vetëm sa e kam qortuar.E kush do të ishte ai vëlla, i cili s’do t’i thoshte një fjalë motrës së vet!Po s’kam vënë dorë mbi të.E jo më ta vrisja.Dhe i përlotur nisi të qante me dënesë ai që ishte shikimi, syri i atij harku në formë vetulle në atë birucë ndjenjash te vdekura.
-Xhaxha pusho, mos qaj e mos u shqetëso, se këtu ku je ulur ti, para një jave, një i sapo burgosur nga tronditja e madhe mbeti i vdekur.Dhe i zgjati një bidon me ujë për të pirë.Ky ishtë një djalë pak i zeshkët, që e kishin futur në burg për vjedhje.Mbasi syrit të burgosur i qenë tharë lotët dhe ishte me i qetë, harku i vetullës nisi të prishej dhe secili i burgosur u shtri për të fjetur në vëndin e vet.Atij i mbetej vëndi pas murit ku duke qënë dhe shpatullgjërë, s’mund të shtrihej dot mirë.Ishte pak hapësirë midis shokut dhe murit ndaj që i detyruar të flinte brinjas.Hoqi xhaketën dhe e vuri poshtë kokës për jastëk.Kur sapo e kishte zënë gjumi dikush e mbuloi me batanijen e tij.E pa, ishte një djalë në moshën e djalit të tij.I erdhi keq ndaj hoqi batanijen dhe e mbuloi përsëri.Por kur u zgjua në mëngjes pa se djali e kishte mbuluar sërish dhe vet kishte mërdhirë gjithë natën.E falënderoi dhe e përkëdheli lehtë me dorë në kokë dhe ndjeu mall në atë çast për fëmijët e tij.Ndërsa ai ishte i burgosur në atë dhomë burgu, fëmijët dhe gruaja ishin të burgosur nga dhimbja në shtëpi.Në derë u hap një deriçkë e vogël dhe degjoi që dikush nga jashtë i thirri emërin.Kërciti çelsi, llozi lëshoi një zhurmë të ndryshkur, dhe mbasi u hap dera, pa një polic që e kapi nga dora e i vuri prangat dhe nisën të ecnin shpejt në një koridor gjithë lagështirë duke thithur ajër të rënduar e të ndenjur.Pastaj polici trokiti në një derë tjetër të siguruar me hekura në koridorin e errët dhe mbasi mori përgjigje e shtyu brënda të burgosurin.Hetuesi një burrë me trup mesatar dhe pa flokë që rrinte hijerënd dhe me vetulla të ngrysura ulur në karrike thirri me sa kishte në kokë.
-Përse e vrave motrën tënde?Kriminel.I bërë dyllë i verdhë u përgjigj me zë të ulët:
-S’kam bërë ndonjë vrasje.
-Atëherë na e trego se kush e vrau motrën tënde?I poshtër, trego se do ta marrim shpirtin.
-Nuk kam vrarë njeri, jam i pafajshëm dhe s’kuptoj përse më keni futur në burg.Unë jam një njeri i ndershëm.Dhe motrën e kam dashur si sytë e ballit se atë motër kisha.Ne ishim me pushime.Ndërsa fëmijët e gruaja ndenjën në gabinë, unë me motrën shkuam pranë detit.Ajo nuk kishte dëshirë të lahej, ndaj unë u futa duke e lënë në breg.Kur mbarova së lari dola dhe kur u afrova… vura re se kishte rënë përmbys dhe notonte në gjak.Dallova një plagë plumbi në shpatullën e majtë që i kishte prekur dhe zemrën.Nisa të qaja dhe të thërrisja për ndihmë i shokuar duke kontrolluar me sy nga të gjitha anët mos shikoja ndonjë njeri, por nuk pashë.Pastaj renda dhe njoftova policinë.Ndërsa ata në vend që të gjenin vrasësin më arrestuan mua.Ndaj ta gjejmë së bashku fajtorin dhe t’i japim dënimin që meriton.
-Shih dreqi, po luan rolin e të pafajshmit dhe na jep mënd se ç’duhet të bëjmë ne.Se si duhet të veprojmë.
-Në kontrollin që i bëmë çiftes tënde që t’u gjet në gabinë u konstatua se ti kishe bërë qitje me të po atë ditë, -foli prokurori duke menduar se e kishte kapur mat.
-Ashtu është, -u përgjigj i burgosuri, në mëngjes gjuajta për të vrarë një rosë të egër, e cila ra shumë larg në det.
-Kujt ia shet këto dokrra ti, -vazhdoi prokurori i nevrikosur.
-Shtërngoja prangat sa t’i dalin gjak, -urdhëroi policin.Ai mori drejtqëndrim dhe pasi tha, -si urdhëron, - nisi të vidhoste prangat në duar sa i pandehuri filloi të thërriste e të kafshonte me dhëmbë buzët nga dhimbja.Sikur të mos mjaftonte kjo torturë e futën në një birucë me këmbët në ujë të ftohtë ku nga lart një pikëz uji i binte në të njëjtin vënd të kokës e ai, s’kishte mundësi ta lëvizte kokën as majtas e as djathtas nga ngushtësia e mureve rrethuese.Në fillim kjo pikëz uji iu duk si lodër në krahësim me dhimbjen e duarve të gjakosura nga prangat, por me vonë sa vinte dhe i bëhej më e padurueshme.Lëkura e kokës sa vinte e i dukej se bëhej më hollë e më e ndjeshme ndaj dhimbjes.Dhe ajo bulëz uji tashmë qe shndrruar në gur stërmadh, në një gjyle topi që po ia thërmonte kokën.Si një çekiç gjigand godiste sa herë binte mbi lëkurën e holluar të nervave që sa vinin dhe i dobësoheshin.Erdhi një çast dhe ai s’po duronte dot më.Nisi të thërriste si i marrë.
-Më nxirrni që këtu, më nxirrniii, ju luuutem nuk po duroj dot më.Më mirë të vdes nga një plumb në kokë, se sa të torturohem kështu.S’duroj dot më, më nxirrniii.Unë jam vrasësiii.Dëgjuat, unë jam vrasësiiii.Kaq kishte mjaftuar që hetuesit ta merrnin dhe të mbushnin procesverbalet me dëshminë të firmosur po nga ai, ta kishin gati për në datën e zhvillimit të gjyqit.Pas një jave torturash e çuan në dhomë.Ra të flinte e të shlodhej duke pritur vendimin makabër të gjyqit.Vetja po i dukej si një meteor që digjet duke rënë në humnerën e pafund të një krimi që se kishte kryer kurrë.Do vazhdonte të digjej në këtë Univers pafajsie sa të mos i mbetej as grimca më e vogël e egzistencës së tij.Po tani për tani dëshironte të shplodhte eshtrat e lodhura të trupit, të shëronte dhimbjen e plagëve nëpër duar dhe të largonte nga lëkura e daulles së kokës, çekiçin gjigand të pikës së ujit, e cila i dukej se ende e godiste për vdekje.Dhe të flinte e vetëm të flinte, sikur nuk kishte fjetur kurrë.Veç kjo ishte një dëshirë gati për vdekje, por sa shtriheh e vinte kokën për të fjetur sulmohej nga ëndrra të frikëshme me gjarprinj nga të gjitha anët që donin ta kafshonin, dhe ai trembej e hidhej përpjetë.Kur ishte duke parë një ëndërr të tillë deriçka e vogël dhe e frikshme u hap e dëgjoi sërish t’i thërrisnin emrin.E dërguan në gjyq.Gjyqtarja e dënoi me varje.Nga ai çast ëndrrat s’i shikonte vetëm me gjarprinj.Pikëza e ujit që i binte mbi lëkurën e holluar të kokës e cila e bënte të ndiente një dhimbje të padurushme, shpesh merrte formën e litarit me lak dhe e shtrëngonte në grykë për vdekje.I sulmuar nga gjarprinjtë dhe nga laku i litarit që i zinte frymën ngrihej i trëmbur në këmbë dhe thërriste me sa kishte në kokë.Vetëm fjalët qetësuese të bashkëvuajtesve e bënin që të mblidhte veten dhe të përpiqej të rrinte shtrirë, por pa mbyllur sy e të flinte.Priste nga çasti në çast të hapej deriçka e frikshme dhe të dëgjonte emrin për t’u ekzekutuar.Frika kishte pushtuar gjithë qënien e tij.Ishte e vetmja diktatore që e sundonte.I ishte futur në palcë, në gjak e në limfë.Ia kishte pushtuar kështjellën e trurit dhe sundonte nervat.As qetësuesit që i jepnin nuk i bënin më efekt.E kishin arrestuar pa bërë asnjë krim, torturuar dhe dënuar me vdekje pa ndonjë veprim të kryer kundra ligjit.Shpesh fërkonte sytë, pickonte fort mishin dhe i dukej se ishte në ëndërr.
-Jo, jo, thoshte, kjo s’është e vërtetë, s’ka asnjë arsye njerëzore të jetë e tillë.Ai që i donte aq shumë njerëzit, që i kishte ndihmuar e bërë aq shumë për ta në të gjitha detyrat që kishte kryer në jetë, atij i kishin prerë fletën e vendimit të vdekjes.Shpesh njerëzit e kjo botë bëhet e çuditshme.Llogjika shndrrohet në lak.Bukuria mahnitëse e natyrës të kthehet në vënd për varr.Dhe ti pret të thërrasin emrin që të ekzekutojnë.Çon nëpër mëndje fytyrat e fëmijve, të gruas e gjithë njerëzve të dashur e pretë të largohesh nga kjo botë pa i parë.Dhe i le me njollë për tërë jetën duke qënë i ndershëm…Por fillin e mendimeve të tij e ndërpreu zëri i policit që e thirri.
-Më në fund erdhi çasti i shndrrimit në asgjë, i kthimit të baltës në baltë, -mendoi, - dhe trupi iu rrënqeth, por çuditërisht po e mbante veten burrërisht.Mëndjen e kishte top.Kuçedrën e frikës brënda vetes me sa dukej e kishte vrarë.Të paktën kjo gjë e gëzoi.Të mos bëhej qesharak.Se njeriu dhe vdekjen duhet ta ketë të bukur.Dhe pse i erdhi keq për veten, s’i kishin lënë kohë as të takohej me të tjerët në dhomë.Ecte me hapa të vogla e më shumë kujdes, sikur donte të zgjaste sa më shumë minutat e jetës.Dhe zëmra s’po i bënte të ecte.Ishin hapat e frymëmarrja e fundit.Duhet ti gëzohej dhe minutës së fundit.Ishte e tija.Të shijonte dhe atë.Sado mizore dhe e pa shpirt që të ishte.Ishte minuta e tij e cila pluskonte në fatin e hidhur.Minuta e fundit.Duhet ta jetonte denjësisht.Megjithëse ishte kaq pak po i dukej shumë.Çudi, ç’po ndodhte?Ia kishin hequr prangat nga duart.Dhe kur priste ta dërgonin për ta varur pa se prokurori me sy të qeshur po hapte një nga një dyert e burgut si dyert e rrathëve të ferrit për të shpëtuar shpirtin e pafaj.Më në fund kishte hapur dhe pengesën e fundit dhe kur priste të shikonte litarin e vendin e varjes, pa dritën e diellit t’i verbonte sytë.
-Je i lirë, -i tha prokurori, -vrasësin e gjetëm e kemi arrestuar dhe do marrë dënimin sipas ligjeve në fuqi.Në kohën kur t’i ishe duke u larë në plazh kishte qëlluar me pushkë me dylbi mbi motrën tënde.E fejuara e tij e re duke vaditur vazot e luleve dalloi se, uji i luleve mori ngjyrë dheu të përzjerë me bojë stilografi.Kontrolloi në dheun e vazos dhe gjeti të fshehur një kapsolle ku në të ishte fshehur një letër.E kishte hapur dhe kur e lexoi dalloi se ishte letra e fundit e motrës tënde, ku i thoshte të mos e takonte më se nuk e donte.I mërzitur krimineli e kishte ruajtur dhe në momentin që ti u fute për tu larë kreu krimin, ndaj na fal për gjithçka… je i pafajshëm, -kishte shqiptuar fjalët e fundit Prokurori.Dhe mbasi i shtrëngoi dorën u largua.Kishte dalë dhe dyert e burgut, (sikur të mos kishte ndodhur ndonjë gjë për tu shqetësuar), filluan të mbylleshin një nga një prapa tij.Dhe iu kujtua një varg poetik i Bagrickit:
-Unë dola dhe prapa meje dera u mbyll!Mbas kaq kohe në burg mbushi mushkritë me ajër të pastër.
-Të paktën tani, -tha, - jam i lirë.’’E drejta vonon, por kurrë nuk harron’’, - i erdhi në mendje një thenie sa e thjeshtë në dukje, aq dhe aktuale.Prej syrit të burgosur, tashmë të lirë, drita rendi të përqafonte gjithçka të mirë që ka bota e lirë jashtë, duke lënë pas të kaluarën e qelisë së ftohtë, si një hije reje makthi të zezë plot me vetëtima e stuhira mizore e të pashpirta.
22 Mars 2009, Çerëmë, Lushnje

Më shumë nga Miltiadh Davidhi
Komente 0