>
LETERSISHQIP
Miltiadh Davidhi

Nëna Dhe Bleta

Jetonte një Plakë dikur në një mal,
na kishte tri çupa, po edhe një djalë.

Seç u sëmur rëndë një ditë në janar,
andaj iu drejtua Fëmijës së parë:

– Bijëz Merimangë, më jep pakëz ujë!
– S’e shikon, o Nënë, që po end pëlhurë!

– Ujë, moj Gjinkallë, pasi po lëngoj!
– S’e dëgjon, o Nënë, që unë po këndoj!

– Djali im i vetëm, shpirt, o Qukapik!
– A s’e sheh, moj Nënë, po çukas në fik!

– Po ti, o moj Bletë, krahëzëflori!?
– Erdha tani, Nënë, veç shërohu ti!

Jep e mira Plakë bekimin e artë:
"Gjithë jetën, moj bijë, nga lulet bëfsh…mjaltë!"