Miltiadh Davidhi
Milingona Dhe Luani
Në luftë Luani humbet,
me turp tërhiqet nga pylli;
u ligsht, e u zverdh, e u tret,
siç tretet në qiell ylli.
Një ditë sheh Milingonën
t’i ngjitej një të përpjete,
por përsëri rrëzohej
kjo grimcëz e vogël jete.
Sërish që nga fillimi
vijon luftën e saj,
por nuk iu sos durimi
gjersa u ngjit në majë.
U zhyt në meditim
Luani, me sa thonë.
E mori një mësim
nga zonja Milingonë…
me turp tërhiqet nga pylli;
u ligsht, e u zverdh, e u tret,
siç tretet në qiell ylli.
Një ditë sheh Milingonën
t’i ngjitej një të përpjete,
por përsëri rrëzohej
kjo grimcëz e vogël jete.
Sërish që nga fillimi
vijon luftën e saj,
por nuk iu sos durimi
gjersa u ngjit në majë.
U zhyt në meditim
Luani, me sa thonë.
E mori një mësim
nga zonja Milingonë…
Më shumë nga Miltiadh Davidhi
Komente 0