>
LETERSISHQIP
Miltiadh Davidhi

Djali Dhe Qeni

Djali mistrec një ditë të shtunë
e mori Qenin ta mbysë në lumë.

I lehu Qeni: – Po qe se jam plak,
imzot, në lumë, kurrë mos më flak!

Një herë në ditë më ushqe, për besë;
veç në shtëpi unë dua të vdes.

Djali, ah, Djali s’qe qenie e butë;
se Qenin e flaku në lumë me ngut.

Ah, këmbët s’e mbajtën edhe ra bëlldum
së toku me Qenin aty, në meslumë.

Po Qeni plakush me këmbë edhe gojë
Djaloshin mistrec nga mbytja shpëtoi…