>
LETERSISHQIP
Miltiadh Davidhi

Liria

gomari, i zoti dhe mushka
U mërzit në kasolle gomari,
ndaj një ditë këputi litarin:

Boll më, tha, me dru dhe punë,
do fitoj lirinë dhe unë!

Po kur i zoti e gjeti në pazar
e ngarkoi mirë me mall.

I foli një mushkë aty pranë:
Liria nuk është për gomarë!