Miltiadh Davidhi
Më Jepni Një Ëndërr!
Më jepni një ëndërr,
Ku mund të vendos shpresën,
Besimin,
Të shikoj thellë e më thellë
Shpirtin e bukur në sytë e një zogu
E në fijen e barit,
Një ëndërr të gjallë me trup, kokë
Dhe gjymtyrë,
Që ecën drejt dashurisë,
E jo, drejt urrejtjes.
Me sy, flokë e buzë, që mund të puthin
Sinqerisht e pa u shtirur!
Më jepni një ëndërr të gjallë,
Se më shkoj jeta duke qarë
Mbi arkivole vetëtimash e resh,
Me ëndrra të parealizuara,
Të vdekura,
Veshur me kostum të zi nate
E me sytë plot me lot.
Shpirti m’u bë fantazmë e s’më ndahet
Duke më ndjekur nga pas!
Më lutet t’i besoj
Zërit prej fantazme, duke më thënë se,
Dhe unë një ditë prej dite
Do jem fantazmë
E frikshme për t’u parë,
Një trëndafil me petalet në zi.
Më jepni një ëndërr që të jem njeri!
Ku mund të vendos shpresën,
Besimin,
Të shikoj thellë e më thellë
Shpirtin e bukur në sytë e një zogu
E në fijen e barit,
Një ëndërr të gjallë me trup, kokë
Dhe gjymtyrë,
Që ecën drejt dashurisë,
E jo, drejt urrejtjes.
Me sy, flokë e buzë, që mund të puthin
Sinqerisht e pa u shtirur!
Më jepni një ëndërr të gjallë,
Se më shkoj jeta duke qarë
Mbi arkivole vetëtimash e resh,
Me ëndrra të parealizuara,
Të vdekura,
Veshur me kostum të zi nate
E me sytë plot me lot.
Shpirti m’u bë fantazmë e s’më ndahet
Duke më ndjekur nga pas!
Më lutet t’i besoj
Zërit prej fantazme, duke më thënë se,
Dhe unë një ditë prej dite
Do jem fantazmë
E frikshme për t’u parë,
Një trëndafil me petalet në zi.
Më jepni një ëndërr që të jem njeri!
Më shumë nga Miltiadh Davidhi
Komente 0