>
LETERSISHQIP
Miltiadh Davidhi

Kosa, Macja Dhe Vezët

Një mëngjes tutje, në arë,
Kosa seç po korrte bar.

Kur papritur në fole,
nja dy vezë të vogla sheh.

Pa e zgjatur Kosa, hop,
i bën vezët copë-copë.

Mjaullin Macja e zezë:
– Pse i theve ato vezë?

Si s’t’u tha, moj, ajo dorë!
Le një nënë të mjerë, të gjorë…

– Mace, Mace korrobace,
ti veç minj gjuan në bahçe! –

E më tej seç i rrëfen:
– Vezë gjarpri ato qenë!