>
LETERSISHQIP

Dikur Ekzistoje

Këtu do jem nesër...
Këtu isha edhe dje,
Ti...??

Që të ekzistosh ti...
Është predikimi im...!
Më ler' vetëm të kaloj pranë teje,
Pa më parë me sy...!
Pa të prekur me dorë...!
Të frymoi, pa prishur imazhin tënd...!

Sikur...të kërkoja nga i Madhi,
Të jepte urdhër zotëve të vegjël,
Të lidhnin duart, të formonin ura-harqe,
Që të kaloj, që të kalosh!
Edhe mbas shumë pranverave, do isha aty,
Do isha për ty.
Për të vertetuar, që ekzistoj,
Për të thënë, që ekzistoje dhe ti...!