>
LETERSISHQIP

Lavdi, Nga Lavdia Jote

Më jep pak lavdi, nga lavdia jote,
të ngre, një tempull, për ty, një lapidar...
heronj, pa kurorë, pa duartrokitje...
të kohës plakë, nga dertet larë...

Më jep pak krrusje, nga trupi yt,
të ndajmë, peshën e kohës...
-dhimbjen mundem të duroj, mos të rëndojë...
lodhjen e viteve, të zbus, mos të kujtoj...

Pak mbarësi, nga bereqeti yt...
të mbjell një filizë të njomë, pranë teje,
me hijen tende t'më mbuloj..kur zbuluar jam,
të ndjehem e sigurtë, që pranë të kam...

Një grusht dhe, atë...atdhe...
ta mbaj përherë me vete në gji...
mos të ndjej vetmi, kur s'kam njeri...
t'më mbroj nga e keqja, si hajmeli...

Më jep pak diell, nga dielli yt...
të depërtojë butë, nga krisja e portës ë drunjtë,
pak dritë, si shkëlqimi yt...
aq sa, të mos më verbojë sytë...

Më jep forcë, nga forcë e maleve,
të rrah krahët e mi, shqiponjë, të fluturoj,
t'më presësh i qeshur, në prag të derës...
ta bëjë me dorë, e qetë, të largohem...
unë, bijë e erës...!!