>
LETERSISHQIP

Mos Shko Katerinë

Deri kur Katerinë...deri kur?
mendon të besh, jetë fallco...
vitet, rrjedhin...shkojnë e më z'vijnë,
një ditë, do të trajtojnë si mall skarco...

Mos lejo Katerinë...mos,
erat, të pëshpërisin për ty...të përqeshin,
po ti si gjithnjë, humbet në errësirë...
dhe fjaleve të mija, s'jua vënë veshin...

Deri kur Katerinë...më thuaj?
do të arratisesh natën, e mira ime,
në zëmrën tënde, të tjerët të mbjellin vrerë,
dhe ti, do të jetosh, veç me kujtime.

Për sa Katerinë...për sa?
do të shkrihesh si akull në alkol...
të trullosurit, për ty të ngrenë dollinë,
dhe të tundin gishtin, të thonë;ti mos fol...

Mos shko sonte, mbylli telefonat,
shpëto shpirtin, të ndjehesh e lirë...
por, në ëndërr, të ftojnë tak-tuk, et
dymbedhjet pondshe
kot, m'u tha goja, atje ndjehesh mirë...!!