>
LETERSISHQIP

Jo Në Maj

Mos eja në Maj, se do jetë vonë,
Lulet kanë çelur, po u bien petalet.
kjo stuhi e fortë, ngjall urrejtjen tonë,
Imazhi yt skalitur, mbi qiellin tim vërdallet.

Mos eja në Maj, mallin e moçëm nuhas,
Dorzohet në hardallosjen e një kali të egër.
Patkojt e kujteses, shpojnë në mish, gërthas,
Jo, jo në Maj...të lutem eja herë tjetër...

Jo në Maj, atëherë gufon afshi i tokës,
Qelizat e mia te vdekura, kërkojnë të ringjallen.
Tani sa thashë, shpëtova nga rrënjët e gramit te kohës,
Që me ty më kujtojnë vetëm dhimbjen dhe talljen.

As mos të mendosh, të më presësh në shkallët e mia,
Me gishtat e ndyrë, të më prekësh në buzë, në faqe.
Fletët e zemrës sime do të mbyllen nga pabesia,
Dashuritë e cekta, vdesin në sipërfaqe!