>
LETERSISHQIP

Nëna E Marinarit

Po shkon në det të hapur, biri im,
Të rrahësh me valët, me dihatjen,
Atje, ku puthen shkuma me retë,
Të ndash me velat e fatit, luhatjen!

Të lutem, mos harro
Atë që më premtove,
Një det të vogël nga deti yt,
Të shoh në të kur lajë sytë.
Të merakosur një re, si unë
Të mbledh shi, në sytë e mi,
Të më buzëqeshi, kur mirë je Ti!