>
LETERSISHQIP

S'ka Gjë

Sa herë më thua;sonte do vonohem..
gjumë nuk kam pa ty, s'më zë..
me rrobet e mia, rri, zemërohem..
pastaj më kalon, them-s'ka gjë.

Dikur, më mbushje krahët, plot trëndafila,
tashmë, harron t'më sjellësh vetëm një,
nuhas aromën, që në dorë më mbeti
symbyllur buzëqesh, them-s'ka gjë.

U stolisa, u kreha me ty të darkoja,
e lumtur fluturova, si flutur e lehtë
me sytë qepur tek porta, vëndin bosh shikoja,
thashë-s'ka gjë, trokita gotat vetë...

Në një letër të bardhë, mora guximin..
shkrova dy fjalë;'mos më prit më'
zgjodha rrugën e veshtirë e jo kthimin..
qaj njëkohësisht qesh, them-s'ka gjë...!!