>
LETERSISHQIP

Fëmijë I Një Zoti Më Të Vogël

Desha, të adhuroja pejsazhin e mëngjesit,
përpara meje, u shfaqe ti...
në dorë mbaje një tabelë, që shkruante;
ju lutem, më ndihmoni, kam uri..
fëmi, me prindër, pa prindër..
pa atëdhe..pa strehë...

Jam mësuar, tashmë...
s'më bën përshtypje...
të ushqehem me thërrimet e të tjerve,
që si duan..
jeta, më pagëzoi me emrin, mjerim..
sytë e semaforëve me mua luajnë...

Pyetjet e njerëzve, më zhveshin përditë
nga je..i gjori djalë..me kë erdhe..???
trishtojnë dhe më shumë...
botën time pa plane...
ngrej supet me frikë...gjuhën s'kuptoi,
në llustrat e këpucëve..
shoh fytyrën time zeshkane...!!