>
LETERSISHQIP

Nostalgji E Vjetër

Kisha harruar fytyrën tënde,
Siluetën e zbehtë të kohës së vjetër.
Ti më the, je bërë më e bukur,
S'më shihje si mike, por diçka tjetër.

Në atë moment ndjeva një dridhje,
Në sa pjesë zëmrën ta ndaj?
Botën, sytë e mi e shohin ndryshe,
Jam veç një pikë nga oqeani i saj.

Në heshtje të gjatë mbete mbështjellur,
Se di, më urren, apo ndjen mall?
Por unë, di të lexoj gjuhën e heshtjes,
Do ta ndjej shqetësimin, kur paske hall!

Kujtesa ime zbehet dita-ditës,
Ashtu si digjet në zjarr një letër.
Dërgomë një lajm, më thuaj, jam mirë,
Të gëzohet pak mikja e vjetër!