>
LETERSISHQIP

I Kam Takuar Këta Sy

I kam parë, diku këto sy, s'mundet, do jemi takuar,
në një copë xhami, të krisur, të stampuar kopje,
në udhëkryqin e ndarjes, të heshtur, lotuar..
fshehur, ne ngjyren e zbehtë, të një porte përgjuar.

E mbaj mënd atë siluetë të brishtë,
atë djalë që më ndiqte nga pas, me biçikletë,
dhe unë, e skuqur nxitoja, me kove uji në dorë,
më ngjante vetja, e mjere, si e Hugo-s, Kozetë.

Diku, thellë në det, i kam prekur, dy margaritar,
strukur, nga kripsirë e kohës, groposur.
t'me pushtojne, si Trojanët, befas, në mesnate..
pa thënë asnjë fjalë, të dorzohem, e marrosur.

Më kanë magjepsur, këta sy, të përgjumur, nën hije keparisi,
qepallë mbyllur, të qeshin, të ëndërrojnë,
në livadhin e blertë të zëmrës, flutura,
në supin tënd tek ulen, të pushojnë..
i kam takuar, këta sy, në sytë e mi.