>
LETERSISHQIP

Nëse U Lodhe Nga Vargjet E Mia

Sa herë thashë, se do të shkruaj,
të imagjinoj, të qeshësh me ironi,
po jo, të të lë t'kuptosh, se për ty, po vuaj,
e lumtur, s'mund të jem, me tjetër njeri.

Sa herë mall, të ndjesh për mua,
librin e zëmrës, merre shfletoje,
aty, do të gjesh dhe grimcat e tua,
me grimcat e mia, zëmrën bashkoje.

Nëse të lodhën, vargjet e mia
në ndonjë presje, rri, e prehu për pak,
e shoh se, edhe ty, të bren vetmia,
shqetësohesh, brengosesh, je në merak.

Rruga është e gjatë, ndalu, je lodhur,
vargjet i lexon, ti, thjeshtë si ritmikë..
në një L, të timen, shtrije trupin e ngrohur,
dhe per jastëk, vë kokën, në një pikë..

Do vi, të mbuloi lehtë, me vargjet në dysh,
aty, do të jem, pranë teje, këtë herë..
të dëgjoi, perqartë të pyesësh, si?ku?qysh??
mos ik dritë, jo, vetëm mos më lërë.