>
LETERSISHQIP

Forca E Dashurisë

Po e përkund me orë të tëra zëmërimin,
I këndova këngë, i rrëfeva dhe përrallë,
Më pyeti për ty, më turbulloi mendimin,
Në muret e shpirtit, ngjizet keqas ky mall.

Pse erdhe kaq vonë, tani, në këtë orë??
Përpiqu t’më harrosh, si nje gjethe të thatë,
Puhizë e lehtë deti, si e jotja dorë,
Më mbështjell paketë, nuk më lë rehat.

Kur janë larg dy zemra, në heshtje flasin,
Kuptohen, zëri i lartë, s'u dëgjohet kurrë.
Çdo natë numërojnë yjet, largësitë i masin,
Forcë e dashurisë, lëviz nga vëndi gurë!