>
LETERSISHQIP
Neviana Shehi

Bija Ime

Përlotshëm shndrisin sytë e tu
Vështrimi depërton theĺlë mendimeve
Malli më djeg.

Shkrin në përqafimin tim
Frymë e ngrohtë pëshpërit
O Zot brënda meje te kam
Buzëqeshja jote jetën më ndrit

Ti nuk je në dhomë
Por te shoh.
Buzëqeshja jote më ledhaton.

Kur ti dritën ia merr natës
Unë të dëgjoj, zërin pres
Pastaj të marr në ëndërr
Dhe pērqafuar më ty mbes.