>
LETERSISHQIP
Neviana Shehi

Hapa Të Munguar

U çel mëngjesi
Me sytë e një vjollce të kadifenjtë.
Shoh qiellin tek luan
Nje nokturn nga Bach
Mbi trupin e ditës
Numëroj një për një ç’më
mungon këto çaste:-
Kanatjerja e verës, këmisha e mbrëmjes dhe
pantallonat e mengjesit
Këpucët?
Ah po, këpucët le të presin
Udhët numërojnë hapat e mij të munguar
Fustanet në garderobë
Mallohen për aromën e kurmit tim
Fjalëpak bie nata balerinë
Dhe hëna derdhet mish e shpirt
Të fjalos vetminë.