>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Mall

… mbesës sime Jonilda Lëmezhi

Tani larg seç je, e vogël mbesa ime
dhe kushedi kur do të të shoh në sy.
Nën qiellin blu, ndërthur mendime,
këtu zogjtë e malit më flasin për ty.

Kështu lotët e mi, mbushur plot mallëngjim,
nga zemra burojnë dhe bien si shi.
Kujtimi yt, oh sa më jep gëzim
e shtrenjta Jonilda, shpirti i xhaxhit ti!
Cerna (Vr), më 15. 11. 2005