Ollga Selmani
Fasadë
Për të gjitha humbjet, ndërtojmë fasadë.
Organizojmë ceremoni nga ato madhështore.
Bëjmë ftesa nga më të çuditëshmet.
Ftojmë dhe armiqtë e përbotëshëm.
Rrisim shpenzimet e festës frikëshëm.
Ndërrojmë garderobën të gjithë.
Shandanëve ju rrisim shkëlqimin,
për të vrarë hipokrizitë.
Humbjet i paraqisim si trofe.
Puthemi fort në turmë,
për t'u thënë të tjerëve,
se s'kemi marë fund.
Organizojmë ceremoni nga ato madhështore.
Bëjmë ftesa nga më të çuditëshmet.
Ftojmë dhe armiqtë e përbotëshëm.
Rrisim shpenzimet e festës frikëshëm.
Ndërrojmë garderobën të gjithë.
Shandanëve ju rrisim shkëlqimin,
për të vrarë hipokrizitë.
Humbjet i paraqisim si trofe.
Puthemi fort në turmë,
për t'u thënë të tjerëve,
se s'kemi marë fund.