>
LETERSISHQIP

Heshtja

Jam heshtja që dominoj hapësirën pa anë,
që dominoj, pasmesnatën në planet,
heshtja që fshin histori që s’më duhen,
duke ju humbur dritën, nëpër terr.

Jam e pafolura e popujve të mashtruar,
të bindur si ëngjëj në urtësinë e tyre.
Jam vetë bota që lëviz pa rreshtur,
në heshtjen, e papërsëritëshme.



E fundit gjethe ra ne pyll
dhe druret jane xhveshur.
Trishtimi, mbreteron aty
ne heshtjen qe ka mbetur.

Dhe flladi i eres shkon me kot,
ne pyllin pa blerim.
Dhe humbi feshferime e pyllit,
deri ne tjeter stine.