>
LETERSISHQIP
Ollga Selmani

Ti Erdhe

Ti nuk trokite në portën time.
Ti e gjete derën të hapur kanat.
Unë aty rrija, me shekuj të prisja.
Ti vija nga larg.

Ti nuk e mësove ç, është e trokitura.
Nuk pate gjëndje ankthi, u hap dera s, u hap.
Ti erdhe natyrshëm, më gjete aty.
Qe e shtunë, ora dymbëdhjetë, shënonte, mbi sahat.