Ollga Selmani
Nga Mungesat
Gjethet e rëna humbën ngjyrën,
pastaj, humbën dhe degën.
Në rrugë humbjesh nëpër botë,
u bënë bashkë trishtimet e vjeshtës.
Bien gjethe mbi rrugë.
Mbi gjethe shira bien.
Mbi rrëkera shkojnë gjethet,
aty ku nuk dihen.
Jashtë fryn vjeshtë e tretë.
Mbi drurë gjethe s’ka.
Trishtuar fryjnë erërat,
nga mungesat e mëdha.
pastaj, humbën dhe degën.
Në rrugë humbjesh nëpër botë,
u bënë bashkë trishtimet e vjeshtës.
Bien gjethe mbi rrugë.
Mbi gjethe shira bien.
Mbi rrëkera shkojnë gjethet,
aty ku nuk dihen.
Jashtë fryn vjeshtë e tretë.
Mbi drurë gjethe s’ka.
Trishtuar fryjnë erërat,
nga mungesat e mëdha.