>
LETERSISHQIP
Ollga Selmani

Ne

Jemi rob ëndërrash, biri im.
Asnjë herë nuk i dimë rrugët.
Ne, shkelim mbi botën e madhe.
Aty këtu i thyejmë gjunjët.

Aty, në gjakderdhje e sipër,
njohim dhimbjen dhe erën e gjakut.
Njohim pyllin, drurët e tij,
ajrin për rreth dhe rrugën e hapur.

Ne, s'e durojmë dot robërimin.
Nuk e ndalim dot vrapin.
Na fiken ëndërra, nëpër duar.
Të tjera thurim për t'i kapur.