>
LETERSISHQIP
Ollga Selmani

Hajde Pak

Kur ike ti, more me vehte shumë gjëra.
More gjithëçka, që deshe ti.
More, nuancat e natyrës për rreth,
more pak nga frymëmarja, e qytetit tim.

Prandaj, qyteti është disi i ndryshuar.
Ka çrregullime nga ajo ditë.
Hera herës dominon, veç gri e zeza.
Ngjyrat, kanë humbur pak ekuilibër.

Prandaj, ka ditë, ka mungesë ajëri
dhe kjo gjithashtu nga se ti je shkak.
Unë, nuk të detyroj dot të vish për mua,
po, të rregullosh ekuilibrat, hajde pak.