>
LETERSISHQIP
Ollga Selmani

Kjo Natë

Kjo natë, mbaroi me të gjitha.
Përtej mjegullës, ndihen humbjet.
Nata i mbuloi të tëra tinëzisht.
Tingujt e dritës sa vinë dhe shuhen.

Kjo natë, letër ambalazhi e tërë,
me përmasa astronomike.
Ambalazhohet, jeta, ikjet dhe moskthimet,
ambalazhohen të gjitha, si për ikje.

Ndër ambalazhime, humbasin ndijimet.
C'ka brënda tyre, vetëm mund të shihet.
Mbi etiketa shkruhen formulat e përmbajtjes
dhe datat e skadencave, përsipër.